Gjakova përgatitet për përvjetorin e lindjes së heroit kombëtar

05.05.2018 12:33:55

Në Brekoc të Gjakovës, nesër (e diel) në ora 16:00, do të mbahet Festivali Tradicional Mbarëkombëtar në nderë të 613 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.

Mes këngëve dhe valleve popullore, vendasit madhështojnë këtë ditë edhe me ushqime tradicionale.

Të ftuar janë të gjithë qytetarët e Kosovës ndërsa ngjarja do të mbahet në oborrin e shkollës “Zef Lush Marku”.

Vlen të theksohet se Këshilli Organizativ i Brekocit këtë festival do ta kthej ne traditë.

Ky është viti i dytë i këtij manifestimi, ku përveç qytetarëve të pranishëm do të jenë edhe burrështetasit e vendit tonë.