Gjakovë, dyshime për blerje votash me ndihma (Video)

17.11.2017 21:06:22
Policia në Gjakovë prangosi dy persona të cilët dyshohen se kanë organizuar shpërndarje të ndihmave në këmbim të votave për pretendenten për kryetare të kësaj komune nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari Lila.

E kjo e fundit e mohoi diçka të tillë.