Gjashtë aktivistët e VV-së para gjykatës

31.08.2016 11:37:37

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë arrestuar dje për sulmin me granatë në Kuvendin e Kosovës janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë ku do të paraqiten në Gjykatë.

Gjykata pritet që gjatë ditës së sotme të caktojë masën e sigurisë ndaj tyre derisa avokati i tyre mbrojtës është Tomë Gashi.

Gjashtë të arrestuarit janë: Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.