Gjatë ditës sot një përson është hedhe nga “Ura e Fshajtë”

26.01.2021 22:30:18

Personi që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë” ishte mësimdhënës

Akoma nuk është gjetur trupi i mësimdhënësit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë. Kolegët thonë se mësimdhënësi nuk kishte treguar për ndonjë shqetësim.

Ai i mbajti orët e mësimit në Rahovec ku edhe po punonte. Në orën 14:20 ishte përshëndetur me kolegët e punës për t’u nisur në drejtim të Gjakovës.

Kështu rrëfen drejtori i shkollës, Xhafer Gashi për mësimdhënësit Naim Gashi që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.

“Nuk kemi vërejtur ndonjë shqetësim të Naimi pasi gjithmonë vinte në punë gjysmë ore më herët.  E ka respektuar orarin e punë dhe na ka respektuar të gjithëve. Shenja nuk kemi vërejtur. Dje i ka mbajtur katër orët e rregullta të mësimit që i ka pasur. Ka përshëndetur edhe një kolegë “ditën e mirë se unë shkova”. Nga shkolla ka shkuar te “Ura e Fshejtë” dhe e ka kryer atë akt”, tregon për RTV Dukagjinin, Xhafer Gashi.

Agron Morina që është punëtorë në këtë shkollë, e që ishte i afërt me mësimdhënësin Naim Gashi thotë se kafenë e fundit e kishin pirë bashkë dhe se ai veprim ka qenë shokues.

“Kemi pirë kafe pas orës së dytë. Pas kafes ka dalë në korridor për një cigare dhe gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë njeri i qetë. Prej gjashtë vitesh unë punoj në këtë shkollë si punëtorë ndihmës, atë e kam edhe bashkëfshatar dhe asnjë problem më duket se nuk e ka pasur”.

Kërkimet te “Ura e Fshejt” janë ndërprerë për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit.