Gjatë fushatës zgjedhore janë punësuar 3580 njerëz

24.06.2017 15:51:14

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka ngritur shqetësimin e punësimeve gjatë fushatës në mbledhjen e sotme të të Task Forcës.

 Ledina Mandija, referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, ka verifikuar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës që në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor.

Zëvendëskryeministrja u shpreh se po vlerëson mundësinë që i gjithë ky informacion të dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kontrolleve në veprimtarinë e Institucioneve të administratës shtetërore përfshirë këtu edhe shoqëritë sh.a me kapital shtetëror, punonjësit e të cilave paguhen nga fondet e parave publike.