Gjatë ushtrimeve për paradën ushtarake, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me një shtyll elektrike (Foto)

26.06.2017 23:48:28

Ky është momenti kur shoferi i një tanku humb kontrollin mbi mjetin e blinduar, dhe përfundon duke u përplasur me një shtyllë elektrike në qendër të qytetit.

Tanku ishte pjesë e një ushtrimi, si parapërgatitje për paradën ushtarake në bulevardin kryesor në Minsk të Bjellorusisë.

Por, duket se rrugët ishin paksa të rrëshqitshme pas shiut, dhe kështu mjeti i blinduar derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe në një moment rrëshqet, dhe shkatërron gjithçka që i del përpara.

Pamjet rrëqethëse janë filmuar nga kalimtarët e rastit, të cilët po shijonin momentet e ushtrimit për paradën ushtarake.