Gjenden pjesë të mbetura nga aeroplani, telefona celular dhe një pasaportë italiane

07.09.2016 14:15:02

Disa pjesë të aeroplanit dhe një gomë, një kuti metalike-elektronike, dy telefona celularë, harta për udhëtim dhe një pasaportë italiane kanë gjetur deri më tani organet kompetente të cilat janë duke kryer ekspertizë në vendin ku dje pasdite është rrëzuar aeroplani privat “Pajper”, me ç’rast kanë ndërruar jetë 6 persona.

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se në koordinim me organet tjera kompetente janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e shkaqeve që sollën deri tek rrëzimi i aeroplanit.

Për shkak të motit të lig, ekipet kanë arritur në vendngjarje në ora 10:00 derisa në 10:30 minuta kanë filluar me sigurimin e terrenit për të vazhduar më pas me procedurat e krimteknikës.