Gjenden pjesët e aeroplanit të rrëzuar dhe një trup i djegur

06.09.2016 22:43:30

Drejtori i byrosë për siguri publike Mitko Cavkov deklaroi se pjesë të aeroplanit të rrëzuar janë gjetur dy kilometra nga fshati Kozhle dhe se policia për momentin e ka siguruar vendin, njofton Zhurnal.

Policia ka bllokuar hyrjen drejt fshatit Kozhle dhe Vetersko ku janë gjetur pjesë të aeroplanit që udhëtonte nga Trevizo derisa aeroplani udhëtonte drejt Prishtinës ndërsa në Shkup është dashur të bëj mbushje me karburante.

Ekipet e prokurorisë janë në vendngjarje dhe po bëjnë hetimet për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit.

Në aeroplan kanë qenë gjashtë udhëtarë, katër italian dhe dy kosovar, e sipas informacioneve të fundit është gjetur një trup i djegur.