Gjendet i pajetë një shqiptar në itali

Një i ri shqiptar, emigrant në Bra të Italisë, në rajonin e Cuneo-s, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij. Ai është identifikuar si L.B, 23 vjeç.

Prindërit e tij thirrën policinë pasi djali nuk po u hapte derën. Kur hynë forcat e rendit, e gjetën atë të pajetë.

Apartamenti i tij ishte tërësisht në rrëmujë.

Policia nuk përjashtojnë mundësinë që ai mund të jetë vrarë dhe ka nisur hetimet për vrasje me dashje.