Gjendet i vdekur një person në bregdetin shqiptar

03.08.2016 14:18:44

Një person ka humbur jetën, pasi dyshohet se u godit nga një motor uji. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Himarës, teksa pushuesi u godit nga ky mjet lundrues.

Viktima, identiteti i të cilit ende nuk është identifikuar është dërguar në morgun e spitalit të Himarës. Ndërsa policia ka shoqëruar një person, si të dyshuar për ngjarjen, duke i sekuestruar edhe motorin e ujit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, që i mori jetën një pushuesi