Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

27.09.2020 13:06:07

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Kolovica” të Prishtinës, është gjetur një person pa shenja jete.

Është gjetur pa shenja jete një person në një shtëpi të braktisur në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Rastin  ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52, në rrugën “Ali Pashë Gucia” në Prishtinë është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, ka deklaruar Hoxha.