Gjendet i vdekur një polic në Dubovë të Pejës

21.09.2016 12:09:59

Një polic është gjetur i vdekur në Dubojë të Pejës.

Raporte nga media të ndryshme për këtë rast janë kontradiktore, përderisa nuk ka konfirmim zyrtar për lajmin.

Insajderi raporton se polici është vrarë me armë zjarri, kurse media tjera raportojnë se ai ka bërë vetëvrasje.

Sipas Insajderit, polici i vrarë quhet Mujë Spahija.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë policinë për të marrë informata në lidhje me rastin por zyrtarët policor nuk po lajmërohen.