Gjendet i vetëvrarë një 30 vjeçar në Pejë

Gjendet i vetëvrarë një 30 vjeçar në Pejë

20.10.2019 14:57:34

Rreth orës 10:15 minuta të ditës së sotme, policia në rajonin e Pejës është informuar për një person pa shenja jete.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” dhe se personi është i moshës 30 vjeç.

“Rreth orës 10:15 kemi marr informatën se gjendet një person pa shenja jete në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Me të marr informacionin, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi rreth moshës 30 vjeç është pa shenja jete. Ekipet e mjekësisë ligjore janë duke u marr me rastin për ta konstatuar motivin e vdekjes”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas informacioneve të portalit “Njëshi“, kjo ngjarje po dyshohet për vetëvrasje.

I riu është me inicialet D. S., ndërsa dyshohet se aktin e vetëvrasjes e ka kryer në shtëpinë e disa familjarëve të tij të afërm