Gjendet në lum trupi i gjykatëses së parë muslimane në SHBA

13.04.2017 10:45:37
Trupi i gjykatëses së parë muslimane amerikane u gjet të mërkurën mbrëma në lumin Hudson, në shtetin e Nju Jork-ut të SHBA-ve, njoftoi policia.

Trupi i Sheila Abdus-Salaam (65) është gjetur një ditë pasi ishte raportuar zhdukja e saj. Trupin e identifikoi burri i saj, pas lajmërimit në polici të njërit nga dëshmitarët okularë që kishte parë trupin në lum.

Policia tha se mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Sheila Abdus-Selam në vitin 2013 dhe u emërua si i afro-amerikanja e parë në instancën më të lartë gjyqësore të shtetit. Ajo u emërua nga guvernatori Andrew Cuomo, i cili shprehu ngushëllime familjes së të ndjerës.

“Me shkrimet e saj, urtësinë dhe me moralin e palëkundur, ajo ishte forca e mirësisë, vepra e së cilës do të ndihet në vitet që vijnë”, tha Cuomo, transmeton Anadolu Agency .

Abdus-Salaam ka diplomuar në drejtimin e juridikut në Universitetin Columbia, kurse në vitin 1993 u zgjodh në Gjykatën Supreme të Nju Jork-ut. Njëzet vjet më vonë u inaugurua në Dhomën e Apelit, një nga instancat më të rëndësishme shtetërore gjyqësore.