Gjendet një mjet i pashpërthyer në Podujevë

20.07.2016 08:54:04

Dje në fshatin Shtedim të Podujevës, një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident.