Gjendet një person i vdekur në Kalanë e Prizrenit

11.09.2018 21:22:16

Në Kalanë e Prizrenit është gjetur një person pa shenja jete.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai thotë se viktima është gjetur rreth orës 17:00 në vendin e ashtuquajtur “Pasha Qeshme”.

“Një qytetarë ka informuar Policinë pasi e ka vërejtur viktimën. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima sipas informatave të para është rreth moshës 60 vjeçare por nuk dihet saktë pasi nuk ka asnjë dokument të identifikimit”, tha Berisha.

Sipas zëdhënësit të Policisë, viktima nuk ka shenja të dhunës.

Njësitet policore po merren me rastin.