Gjendet një person i vdekur në Podujevë

28.11.2016 10:02:56

Një person me iniciale Sh.P. është gjetur i vdekur në komunën e Podujevës

Burime të lajmi.net thonë se personi i vdekur është nga fshati Dumosh dhe ka qenë punëtor i KEDS-it.

Siç mësohet, të ndjerin e kishte kontaktuar një person i panjohur për ta pyetur diçka dhe pasi ka dal, nuk është kthyer më në shtëpi.

Sh.P. është gjetur i vdekur sot në rrethana të panjohura, mirëpo dyshimet e para janë se ai është vrarë.