Gjendet pa shenja jete 20-vjeçarja në tarracën e banesës në Pejë

02.09.2019 13:07:14

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm e kanë gjetur pa shenja jete një femër në tarracën e banesës.

Në ora 07:15 të ditës së sotme, një 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në tarracën e banesës së saj.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë në katin e shtatë të një ndërtese.

Sipas policisë, bëhet fjalë për 20-vjeçaren me inicialet F.K., ku ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

“Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas këtij njoftimi, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Policia kë bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.