Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

20.10.2019 12:53:20

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:15 në Pejë është gjendur një person pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 10:15 kemi marr informatën se gjendet një person pa shenja jete në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Me të marr informacionin, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi rreth moshës 30 vjec është pa shenja jete. Ekipet e mjekësisë ligjore janë duke u marr me rastin për ta konstatuar motivin e vdekjes”, ka thënë Rugova