Gjendet trupi i pa jetë i një piloti amerikan, në Britani

16.09.2016 22:32:27

Gjendet i vdekur një pilot i forcave ajrore amerikane, në një nga bazat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.

Trupi i oficerit amerikan, u gjet në bazën pranë RAF Lakenheath në Suffolk, në Britani.

Shkaku i tij i vdekjes është aktualisht nën hetim dhe familja e tij është në proces të njoftimit, raporton Sunday Express.

RAF Lakenheath pret njësitë dhe personelin hetimor nga SHBA, së bashku pranë RAF Mildenhall të cilat shërbejnë si dy bazat kryesore Forcave Ajrore të SHBA në Mbretërinë e Bashkuar./Indeksonline/