Gjendet vetura e mbushur me cilindra gazi shpërthyes në Paris

07.09.2016 15:44:18

Një veturë e mbushur me cilindra gazi ishte zbuluar nga policia afër katedrales NotreDam, në Paris, shkruan DailyMail.

Vetura ishte gjetur me dritat e saj të ndezura, në afërsi të ndërtesës historike në zemër të kryeqytetit francez.Policia thotë që pronari i veturës, i cili tani është i arrestuar, është në listën e mbikëqyrjes së shërbimeve të inteligjencës për njerëzit e dyshuar për radikalizëm fetar.