Gjendet viktima e 5-të e ushtarakut-vrasës serial …një fëmijë e mbytur në valixhe

06.05.2019 16:25:26

Policia në Nikosia të Qipros këtë të dielë ka gjetur në një liqen një kufomë, që dyshohet të jetë viktima e pestë e të dyshuarit si vrasës serial që zhduku tre gra të huaja nga 2016 deri në 2018 dhe nuk u zbulua asnjëherë deri më sot.

Polumbarët e nxorën trupin e pajetë, që i përket një fëmije nga një një liqen në perëndim të kryeqytetit Nikosia, e njëjta zonë ku dhe u gjet një grua e vdekur e futur në një valixhe.

“Një trup i dekompozuar është gjetur. Nuk është i identifikueshëm dhe tani është dërguar për hetime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Edhe kufoma e fundit e gjetur ishte gjithashtu në një valixhe, shtoi një tjetër zyrtar në vendin e ngjarjes. Dyshohet se vrasësi seria që i ka marrë jetën vajzave është një kapiten ushtrie me karrierë 35-vjecare, i cili është arrestuar në fund të muajit prill dhe mbetet në burg.

Ai dyshohet se ka vrarë pesë gra dhe dy vajza të mitura. Katër nga të vrarat mendohet se janë nga Filipinet, përfshirë një nënë dhe vajzën e saj.

Ndërkohë, një grua nga Rumania dhe vajza e saj 8 vjeçe si edhe një viktimë tjetër janë vrarë po asht nga ushtaraku qipriot.

Policia tha se kishte dy rrëfime me shkrim nga i dyshuari si vrasës, se ai i kishte lënë takim online viktimave të tij. Shumica e atyre grave ishin të punësuara si punëtore shtëpie dhe janë zhdukur në periudhën shtator 2016 dhe gusht 2018.

Kjo çështje ka shkaktuar zemërim dhe tmerr në Qipro. Të premten, Presidenti i Qipros shkarkoi Shefin e Policisë për mangësi të dukshme në hetimin e grave të zhdukura dhe ky vendim pasoi dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë.