Gjendja e rrugëve në Maqedoni

15.04.2017 09:04:40

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata. Intenziteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është mesatarr

Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen për kalimet në anën e Maqedonisë). Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes rrethrrotullimit “Manastir” është në ndalesë, për shkak të rrëshqitjes së dheut, por si masë parandaluese komunikacioni zhvillohet përmes qytetit të Manastirit.

LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.