Gjendje alarmante në Kaliforni: Pemë të rrëzuara, përmbytje, ka të vdekur (Foto)

18.02.2017 09:54:57

Dy persona janë vrarë dhe qindra fluturime janë anuluar.

Një stuhi  e fuqishme pacefiku ka goditur pjesor jugore dhe qendrore të Kalifornisë, duke sjellë erëra të forta dhe shi të dendur.

Dy persona janë vrarë dhe qindra fluturime janë anuluar.

Stuhia ka filluar të premten, dhe ka shkaktuar dëme të mëdha duke rrezuar pemë, linja të energjisë ku si pasojë ka mbetur një person i vdekur nga goditja elektrike, ndërsa një tjetër është zhytur me makinë në ujë dhe ka vdekur, raporton AP.

Më shumë se 60 mijë njerëz në Los Angeles kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të prishjes, transmeton lajmi.net.

Në pjesët më të rrezikuara të Kalifornisë është urdhëruar evakuimi i popullsisë për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut dhe vërshimeve.

Stuhia ka bërë që të ketë vonesa dhe anulimin e mbi 300 fluturimeve. Shirat e dendur kanë bërë që lumenjtë të dalin nga rrjedha e tyre dhe të shkaktojë përmbytje. Gjithashtu, ka pasur edhe rrëshqitje të tokës në zona kodrinore, ndërsa disa rrugë janë mbyllur, shkak përmbytjet.

Stuhia ishte më e fuqishme në jug të Klifornisë, por shumë shpejt u përhap edhe në veri të San Franciskos, kjo bërë që të evakuohen më shumë se 188.000 njerëz.

Shërbimi Kombëtar i motit ka paralajmëruar se kjo mund të jetë një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Kaliforninë e Jugut që nga janari i 1995.

cfgdfg
dsfdsf
assa 170528763558a80150465d3645084781_v4_big 78237935758a80150320c9842316478_v4_big 154604305258a801500ee56322064788_v4_big 99894744858a8014fee8bf026607546_v4_big 51705905958a8014fd57e3535091425_v4_big 74467610858a8014f9fb70692198153_v4_big