Gjermanët në panik: Evakuohet terminali i aeroportit të Frankfurtit pas alarmit për bombë

31.08.2016 11:30:05

Disa terminale në aeroportin e Frankfurtit janë evakuuar, pas kërcënimit se është vënë një bombë, raporton “Bild”.

Policia gjermane ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa pasagjerët po vrapojnë drejt dyerve duke u strehuar në vende më të sigurta.

Sigurimi i aeroportit është duke i drejtuar pasagjerët drejt portave dalëse të terminaleve “A” dhe “Z”, ndërkaq stafi i aeroportit është duke lutur të gjithë civilët të largohen nga vendet që po konsiderohen si të rrezikshme.

2