Gjermani/Akademi përkujtimore për ministrin e Mbrojtjes dhe komandat i Fark-ut, kolonel Ahmet Krasniqi

29.09.2019 23:31:55
München 29 shtator 2019
Kolegjiumi i Nendegeve te LDK-se ne Bayern Nendega e LDK-se ne Munih Nendega e LDK-se ne Starnberg. Organizuan akademi perkujtimore per Ministrin e Luftes te Republikes se Kosoves, njeherish Komandant i Shtabit Suprem te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves ( FARK ), kolonelin Ahmet Krasniqi. Akademia u hapë me Hymnin Kombetarë e Dardan. Nen udhheqjen e moderatorit dhe antarit me te ri te kryesisë se LDK-se ne Munih , Florian Zymeri u hapë Akademia. Me nje fjalë pershendetese filloi koordinatori i kolegjiumit te Nendegeve te LDK-se ne Bayern, zoteri Mehmet Zymeri. I cili fillimisht i pershendeti te pranishmit, sidomos familjet Gervalla, Hajdaraj e Dajaku. Te gjithë te pranishmitë, ne veqanti aktivistet e kahmotshem Nikollë Skeli, Mehmet Koka, Fazli Gashi, Bashkim Leci, Sali Hykosmani e shumë te tjerë. Akademinë e pershendeti Nenkryetari i Deges se LDK-se ne Gjermani, zoteri Blerim Smajl Hajdaraj. Djali i deputetit te vrarë te LDK-se Smajl Hajdaraj, tha para te pranishmeve qe nuk do te ndalemi kurrë per ti kujtuar ata qe u vranë nga bandat e LPK-se e SHIK-ut , vetem pse i qendronin besnikë politikes properendimore te Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, politikë e cilla bashkë me luften e sakrificen e popullit Shqiptarë, solli deri te çlirimi e pavarsimi i Kosoves. Gjithmonë do te kerkojmë qe drejtsia ta thotë fjalen e fundit, urdherdhenesit e vrasesit e ketyre figurave historike ta marrin denimin e merituar. Akademinë me disa fjalë emocionale per Kolonelin, e pershendeti edhe Xhevat Dajaku, vellau i Besim Dajakut, truprojes se vrarë te Presidentit Rugova nga bandat e kuqe ne Drenicë. Ibrahim Hoxha e vazhdoi akademinë me nje monologë te shkelqyeshem per Kolonelin Ahmet Krasniqi. Gani Batatina e mbylli kete akademi dhe falanderoi per pjesmarrie ne emer te Nendeges se LDK-ne Starnberg. Ne fundë u shfaqen edhe tri pika muzikore Kolegjiumi i Nendegeve te LDK-se ne Bayern Kryetarë: Isuf Qetaj Nenkryetarë: Musa Hamza, Blerim Cakiqi