Gjermani, arrestohen 10 persona nën dyshimin se planifikonin sulm terrorist

30.03.2019 16:40:47

Policia gjermane ka raportuar se ka arrestuar 10 persona për dyshimin se do të planifikonin një sulm të madh terrorist.

Reuters shkruan se një nga këta persona ishte shtetar i Taxhikistanit, sipas tyre policia tha se këta persona u arrestuan në orët e hershme të mëngjesit në perëndim të Gjermanisë.

Mediat lokale sipas Reuters shkruajnë se këta kanë mundur të jenë pjesë e ISIS-it.

Më vonë thuhet se këta persona janë liruar.