Gjermani: Arrestohet një person, po përgatiste sulm terrorist

23.02.2017 14:39:28

Autoritetet gjermane sot kanë arrestuar një burrë 26-vjeçar të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në Northeim, policia gjeti substanca kimike me të cilat mund të krijohen pajisje eksplozive.