Gjermani kërkon ndryshim në ligjin mbi qasjet në armë

24.07.2016 11:57:26

Sulmuesi Ali David Sonboly, 18vjecar, i cili vrau nëntë viktimave të pafajshme gjatë një sulmi i cili nisi jashtë një restorantin McDonalds dhe përfundoj në qendrën a tregtare më pas në Mynih, është bërë shkas për ndryshimet në ligjin mbi të drejtën e qasjes në armë, shkruan Sunday Express.

Sigmar Gabriel, kreu i Social Demokratëve, ka kërkuar të bëhet më shumë për të kufizuar qasjen në armë vdekjeprurëse, duke thënë se kontrollin e armëve është një çështje e rëndësishme.

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të kufizuar dhe rreptësisht për të kontrolluar aksesin në armë vdekjeprurëse”, tha ai.

Pyetje janë ngritur pasi Sonboly, i cili ishe i fiksuar me vrasje masive, fitoi qasje të në një 9mm pistoletë Glock, duke e përdoruar atë më vonë.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha ligjet gjermane të armëve janë tashmë të rreptë, por se në to kërkohet të bëhen ndryshime edhe më të rrepta.