Gjermani, ndërtohet mur kundër refugjatëve

19.11.2016 17:31:44

Në qytetin Mynih të Gjermanisë me qëllim që popullsia lokale mos të shqetësohet nga zhurma e refugjatëve është ndërtuar një mur i ngjashëm me Murin e Berlinit.

Në lajmet e mediave vendase, pretendohet se qëllimi i murit të gjatë 100 metra dhe i lartë 4 metra, i ndërtuar 25 metra larg konviktit të refugjatëve që gjendet në lagjen Neuperlach Süd të qytetit Mynih ku jetojnë 55 mijë persona është që banorët në rrethinë të mos shqetësohen nga zhurmat.

Në kampin me kapacitet prej 160 persona në përgjithësi do të jetojnë refugjatë të rinj dhe për shkak kësaj banorët kanë dërguar kërkesë përmes të cilës kanë kërkuar të ndërtohet një mur në mes të kampit dhe zonës së banimit.

Ndërtimi i një murit të tillë në Gjermani 27 vjet pas rënies së Murit të Berlinit ka shkaktuar reagime. Zyrtari lokal Neuperlach Süd, Guido Bucholtsz ka deklaruar se “Kur e pashë për herë të parë murin jam trishtuar. Me të vërtet kjo është shumë qesharake.” Bucholtsz njoftoi se muri i ndërtuar me vendimin e qeverisë shtetërore nuk pranohet pozitivisht nga qeveria lokale.

Bëhet e ditur se muri afër mbarimit të ndërtimit, përves në Gjermani ka shkaktuar kritika edhe në vende të ndryshme.

Theksohet se muri në Mynih është 40 centimetra më i lartë në krahasim me Murin e Berlinit i ndërtuar në 1961 dhe i rrënuar në vitin 1989.