Gjermania apel xhamive të luftojnë ekstremizmin

28.07.2016 10:48:18

Komisioneri gjerman për imigracion, refugjatë dhe integrim iu ka bërë thirrje xhamive në tërë vendin të jenë më aktive kur bëhet fjalë për parandalimin e ekstremizmit në mesin e të rinjëve.

Aydan Ozoguz, gjatë një interviste për të përditshmen, “Heilbronner Stimme” ka thënë se “ne duhet t’i mbajmë xhamitë më shumë përgjegjëse kur bëhet fjalë për parandalimin (e ekstremizmit) në mesin e adoleshentëve”.

Thirrja e Ozoguz kundër ekstremizmit islam është bërë pas katër sulmeve që e kanë tronditur jo vetëm Gjermaninë.

Dy prej tyre janë marrë përsipër nga grupi militant, Shteti Islamik. Sulmuesit kanë qenë azil kërkues që nuk janë rritur në Gjermani.

Mbrëmjen e të mërkures, policia ka bastisur një xhami që bësohet se është “zonë e nxehtë” e ekstremistëve myslimanë në qytetin e Hildesheimit.

Bastisja megjithatë raportohet se nuk kishte lidhje me sulmet e fundit.