Gjermania legalizon marihuanën

19.01.2017 19:20:26

Deputetët e Bundestagut gjerman miratuan njëzëri legalizimin e marihuanës mjekësore për pacientët e sëmurë rëndë të cilët nuk e kanë terapi adekuate.

Ligji i miratuar, mjekët do të mund të ua propozojnë pacienteve që vuajnë nga kanceri, epilepsi dhe sklerozë të shumëfishtë, transmeton lajmi.net.

Gjermania i është bashkuar një numri të madh të vendeve evropiane që kanë legalizuar produktet e kanabisit, disa prej tyre janë Austria, Britania e Madhe, Republika Çeke, Franca, Finlanda, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Sllovendia, Spanja, Kroacia dhe Maqedonia.

Ligji do të ofroj kujdes më të mirë për pacientët që përdorin kanabis.