Gjermania “manita” ndaj Azerbeixhanit, Polonia shkon në botëror, Danimarka dhe Slovakia në Play Of

08.10.2017 23:02:41

Polonia bëhet skuadra e 14 që kualifikohet në botërorin Rusi 2018, ndërsa Danimarka dhe Irlanda e Veriut shkojnë në fazën Play Off. Në orën 18 u luajtën sfidat e grupeve E dhe F, aty ku u zgjidhën edhe dilemat përfundimtare.

Në grupin E ashtu sic pritej Polonia eviton surprizat pasi triumfon ndaj Malit të Zi duke vendosur emrin në turneun e vitit të ardhshëm. Ashtu sic pritej Levandovski mbetet lideri i vendasve edhe pse golat e avantazhit të dyfishtë u realizuan nga mesfushorët Maczinki në minutën e 6 dhe Grosicki 10 minuta më vonë. Dy goditje të shpejta për Malin e Zi që arrin të marë veten në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin me një supergol në minutën e 78 nga Mogusa dhe 5 minuta më vonë me Vukcevic. Por Polakët ndezin motorrët duke u rikthyer në epërsi me anë të Levandovskit 5 minuta përpara fundit, me rezultatin që vuloset nga një autogol i Stojkovic në minutën e 87.

Në Kazakistan vendasit ndajnë një pikë me Armenët në barazimin 1-1. Henri Mkhitarian, kaloi në epërsi miqtë e 26 në ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 61 Turisbek është ai që vulos rezultatin.

Në Kopenhagen Danimarka nuk arrin të mposhtë Rumaninë në një sfidë të zhbllokuar me penallti në minutën e 59 nga Eriksen, pas faullit të shkaktuar ndaj Bendtner. Me 10 futbollistë në fushë që nga minuta e 63, Rumunët barazojnë me anë të Deac dy minuta përpara fundit.

Në Grupin F llogaritë për kreun ishin të mbyllura me Anglinë që udhëtoi drejt Lituanisë si fituese e grupit. Me shumë ndryshime në formacion 3 luanët zhbllokuan sifdën me anë të penalltisë së kthyer në gol nga Hery Kane në minutën e 27, gol që i dha fitoren e 8 në grup Anglisë.

Ashtu sic pritej Sllovakia bën detyrën ndaj Maltës në shtëpi, me një triumf të pastër 3-0. Me nga një gol për cdo pjesë Nemec bëhet heroi i vendasve ndërkohë që Duda shënon golin e 3 të mbrëmjes në minutën e 70.

 

Emocione në Ljubjanë ku Sllovenia ndal në barazim 2-2 Skocinë. Grifith në minutën e 32 kaloi në avantazh britanikët por dy ndryshimet në pushim nga Katanec rezultuan decizive me Bezjak që i ardhur nga stoli shënon dy herë në minutat 52 dhe 72. Dy minuta përpara fundit Snodgrass i ardhur nga stoli vulos barazimin që nuk i vlen Skocisë për të shkuar në Play Of.

Në Grupin C, Gjermania tashmë e kualifikuar arriti një sukses të lehtë ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 5-1. Leon Goretzka hapi serinë e golave që në minutën e 7 por Azerët barazuan me Sheyedaev duke shkuar në dhmat e zhveshjes pas një pjese të parë pozitive. Gjithsesi, skuadra e Loeë nuk toleroi në pjesën e dytë ku fillimisht teknologjia i akordoi një gol Sandro Ëagner dhe më pas Antonio Ruediger dhe sërish Leon Goretzka por edhe Emre Can vulosën suksesin e 10 në po kaq ndeshje për Gjermaninë që nuk la asnjë pikë në këto kualifikuese. Në duelin tjetër, Norvegjia u imponua 1-0 ndaj Irlandës së Veriut që gjithsesi e ka siguruar fazën play off. Në minutën e 71, autogoli i Chris Brunt vendosi fatin e këtij takimi. Republika Çeke bëri detyrën në Pragë ku shkatërroi San Marinon me rezultatin 5-0. Michael Krmencik shënoi dy gola të menjëhershëm që u pasuan edhe nga realizimet e Jan Kopic, Filip Novak dhe Vaclav Kadlec që mbylli serinë e golave.