Gjermania në luftë”, Berlini në gatishmëri për sulm të ri, policia në ‘gjueti’ për kapjen e terroristit

20.12.2016 22:21:21

Një sulm i ri terrorist mund të jetë i pashmangshëm në Berlin. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga ‘die Welt’. Pas lirimit të 23-vjeçarit Naved B, nga Pakistani, i cili u arrestua nën dyshimin se ishte autor i masakrës me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku humbën jetën 12 persona si dhe u plagosën 48 të tjerë, policia është në kërkim të terroristit, i cili lëviz i lirë.

Prokurorët gjermanë thanë se i dyshuari është liruar për shkak të mungesës së provave. Një burim i sigurt për ‘Bild’ thotë se nuk dihet nëse autori ka qenë ‘ujku’ i vetëm i aktit, apo pas tij fshihet një qelizë e madhe terroriste.

Ndërkohë, prokurori i Berlinit, Holger Münch ka paralajmëruar për një “kërcënim serioz” të një sulmi “të rëndësishëm” terrorist, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vende të mbyllura.
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe ministri i Punëve të Brendshme gjermane Klaus Bouillon, i cili pohoi se Gjermania është “në gjendje lufte” pas masakrës së mbrëmshme.3b88a74a00000578-4049442-image-a-69_14822301640663b8b1e2800000578-4049442-image-a-2_14822496217273b8b4edb00000578-4049442-image-m-25_1482253470184