Gjermania nuk do ta gjykojë ish-nazistin 97 vjeçar

20.12.2018 19:34:54

Gjykata gjermane ka vendosur të mos e gjykojë ish rojën e kampit nazist Madanek, të akuzuar për bashkëkryerje në vrasje, duke pretenduar se është tepër i sëmurë për të marrë pjesë në procedurë.

Gjykata në Frankfurt ka publikua sot këtë vendim, duke e paraqitur vlerësimin gjithëpërfshirës mjekësor e të akuzuarit 97 vjeç emri i të cilin nuk është publikuar.

Ai në vitin 2017 është akuzuar se ka qenë rojë në Majdanek, në territorin e okupuar të Polonisë, prej gushtit 1943 deri në janar 1944.

Në aktakuzë pretendohet se e ka përkrahur operacionin “Festivali i korrjes” në të cilin më 3 nëntor 1943 janë vrarë së paku 17.000 hebrenj para Majdanekut./