Gjermania regjistron 18,681 raste të reja me COVID-19

30.10.2020 15:36:45

Gjermania ka regjistruar mbi 18 mijë raste të reja me koronavirus.

Gjermania ka shënuar tjetër rritje të rasteve ditore me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është rritur me 18,681 në 499,694, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 77 në 10,349, tregoi shifra.