Gjermania shton forcat policore në Hamburg, dhuna po përshkallëzohet

07.07.2017 16:13:17

Mbi 160  policë gjermanë kanë mbetur të plagosur nga përleshjet me protestuesit në Hamburg, ku ajnë djegur makina dhe kontenjerë, pasi liderët e fuqive botërore u mblodhën për një samit këtë qytet.

Kjo ka bërë që forcat e policisë gjermane të dërgojnë përforcime për të ndihmuar mbi 15 mijë polic që janë vendosur në Hamburg, ku dhuna po shkon drejt përshaklëzimit, raporton Reuters.

Të paktën 15 persona janë arrestuar, dhe dhjetëra të tjerë janë marrë në pyetje pas këtyre protestave.

Shefi i policisë së qytetit të Hamburg, Ralf Martin Meyer u ka thënë gazetarëve se siguria është në nivel të ulët, çka e ka detyruar të kërcojë edhe forca ndihmëse nga selitë qendrore të policisë në Gjermani.

“Ne jemi duke u përqendruar në sigurimin e korridoreve, që rrugët për liderët e vendeve botërore të jenë të hapura. Ne duhet të presim gjithçka nga protestuesit”, ka thënë Andy Grote, ministri i brendshëm.

Nga këto protesta kanë pësuar edhe veturat e policisë të cilat janë djegur nga protestuesit, që po synojnë të pengojnë zhvillimin e takimeve të Samitit G20.

Mbi 160  policë gjermanë kanë mbetur të plagosur nga përleshjet me protestuesit në Hamburg, ku ajnë djegur makina dhe kontenjerë, pasi liderët e fuqive botërore u mblodhën për një samit këtë qytet. Kjo ka bërë që forcat e policisë gjermane të dërgojnë përforcime për të ndihmuar mbi 15 mijë polic që janë vendosur në Hamburg, ku dhuna po shkon drejt përshaklëzimit, raporton Reuters. Të paktën 15 persona janë arrestuar, dhe dhjetëra të tjerë janë marrë në pyetje pas këtyre protestave. Shefi i policisë së qytetit të Hamburg, Ralf Martin Meyer u ka thënë gazetarëve se siguria është në nivel të ulët, çka e ka detyruar të kërcojë edhe forca ndihmëse nga selitë qendrore të policisë në Gjermani. “Ne jemi duke u përqendruar në sigurimin e korridoreve, që rrugët për liderët e vendeve botërore të jenë të hapura. Ne duhet të presim gjithçka nga protestuesit”, ka thënë Andy Grote, ministri i brendshëm. Nga këto protesta kanë pësuar edhe veturat e policisë të cilat janë djegur nga protestuesit, që po synojnë të pengojnë zhvillimin e takimeve të Samitit G20.