Gjermania thjeshton procedurat e dëbimit të migrantëve

19.05.2017 19:13:20

 

Parlamenti gjerman miratoi legjislacionin që thjeshton dëbimin e azilkërkuesve që nuk plotësojnë kushtet dhe që monitoron ata që konsiderohen të rrezikshëm.

Ky vendim u kritikua nga partitë opozitare dhe lëvizjet e të drejtave të njeriut si një prekje e të drejtave të refugjatëve.

Në legjislacionin që kaloi nga Bundestagu, autoritetet gjermane do të jenë në gjendje të mbajnë 10 ditë migrantët që janë për deportim, nga katër deri tani, dhe të monitorojnë me byzylykë ata që dyshohet se mund të kryejnë sulme terroriste.

Ky legjislacion ngushton gjithashtu lirinë e lëvizjes për të gjithë azilkërkuesit që nuk plotësojnë kushtet. Madje i garanton agjencisë federale të refugjatëve BAMF dhe organizmave të tjera qeveritare të përdorin dhe shkëmbejnë më lehtësisht të dhënat e marra nga telefonat e migrantëve.

Këto masa u vendosën pjesërisht si përgjigje ndaj sulmit me kamion në dhjetor në Berlin në ku u vranë 12 persona.

Sulmuesi Anis Amri ishte një azilkërkues i refuzuar dhe ishte nën mbikëqyrje nga policia pasi autoritetet dështuan në deportimin e