Gjilani, Llapi, Feronikeli dhe Trepça ’89 janë më afër barazhit se titullit!

11.03.2018 23:49:44

Java e fundit e rrethit të dytë të garave ka sjell jo pak rezultate të befasishme.

Për rrjedhojë edhe shumë klube kanë mbetur pas me pikë në luftën për titull.Gjilani ka 35 pikë, ndërsa  Llapi, Feronikeli dhe Trepça ’89 kanë nga 34 pikë.Prishtina i ka aktualisht 42 pikë dhe është para dyte me shtatë, gjegjësisht tetë pikë.

Por këto klube janë më afër barazhit se sa titullit. Kjo pasi Vëllaznimi që mban vendin e nentë e që dërgon në barazh ka tani 30 pikë.

Loja e mirë që po bëjnë gjakovarët është garant se nuk do të dorëzohen deri në xhiron e fundit dhe mundet që shumë nga këto skuadra, përfshirë edhe Drenicën që ka 33 pikë, t’i lë pas.

Image