Gjirokastër, digjet automjeti, pronari: Ishte zjarr i qëllimshëm

28.12.2016 15:23:14

Makina e një biznesmeni në Gjirokastër është shkrumbuar gjate natës. Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “Dunavat”, ku makina e sapo blerë ishte parkuar në vendin e zakonshëm.

Sipas pronarit të makinës, 30 vjeçarit Genti Sinoimeri, zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë arsye ai ka dhënë në polici dhe emrat e personave të dyshuar.

Edhe policia në Gjirokastër po heton për zjarrvënie të qëllimshme. Policia njofton se disa persona u shoqëruan në polici për këtë ngjarje për të arritur kështu në zbardhjen e saj.