Gjirokastër, përplasen dy automjete, 2 të plagosur

18.03.2017 17:03:20

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar pasditen e sotme në Gjirokastër. Burime policore bëjnë me dije se se dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur kthesa e Picarit.

Si pasojë e përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Dy të plagosurit identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.