Gjirokastër, rrëzohet nga tarraca e shtëpisë, vdes 62-vjeçari

08.01.2017 15:56:52

Një 62-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga taraca e banesës. Sipas policisë viktima ka humbur jetën rrugës për në spital.

Policia shprehet se është njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” se shtetasi V.K, 62 vjeç, banues në lagjen Granica, Bashkia Gjirokastër, është rrëzuar nga taraca e banesës, ky shtetas gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka  shkuar grupi hetimor për përcaktimin e shkaqeve.