Gjithçka gati për ceremoninë e dorëzimit të flamurit të Kosovës për Majlinda Kelmendin (Foto)

29.07.2016 20:22:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një ceremoni të organizuar në amfiteatrin e Gërmisë, sonte do t’i dorëzojë flamurin e Republikës xhudistes Majlinda Kelmendi.

Kosova për herë të parë do të garojë në Lojërat Olimpike, që këtë verë mbahen më Brazil, ku do të përfaqësohet me tetë garues.

Në parakalimin në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike, flamurin e Kosovës do të mbaj Majlinda Kelmendi, e cila edhe është shpresa më e madhe për të sjell medalje olimpike në Kosovë.