Gjithë Europa në kërkim të autorit të sulmit në Barcelonë, shpërndahet fotoja pas ngjarjes

21.08.2017 13:55:43

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e para të terroristit maroken Younes Abouyaaqoub në arrati pas sulmit brutal në Rambla, Barcelonë.

El Pais online ka publikuar tre foto të xhihadistit teksa largohet nga vendi i atentatit në këmbë, me syze dielli, pranë pikës ku furgoni u përplas me turmën e këmbësorëve duke lënë 14 të vdekur dhe 134 të plagosur.

Ndërkohë, kërkimet për terroristin Younes Abouyaaquoub janë shtrirë në të gjithë europën. Ministri i brendshëm spanjoll ka bërë me dije se marokeni është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për ti paraprirë faktit se ai mund të jetë larguar nga territori i Spanjës.