Gjuajtje me armë në mes të policisë dhe hajnave

12.07.2017 10:58:59

Në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës mbrëmë ka pasur të shtëna armësh në mes të policisë dhe disa grabitësve.

Sipas forcave të rendit, e tëra ndodhi gjatë një vjedhjeje në progres kur policia kishte intervenuar për t’i arrestuar të dyshuarit, “mirëpo të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve, të cilët kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes”.

Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.