Gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

24.11.2019 21:48:06

Të dielën janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 19:50 është raportuar se në parkun e ri të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë”, tha Hoxha.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka informata për persona të lënduar.

“Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Detajet tjera do të mësohen pas raportimeve shtesë”, tha zëdhënësi i Policisë.