Gjukanoviq: Rusia tenton të ndikojë me para në zgjedhjet e Malit të Zi

08.10.2016 18:23:40

Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq, deklaroi se grupi i liderëve partiakë të bashkuar rreth Frontit të Koalicionit, me sasi të madhe të parave të marra nga Rusia, përmes kanaleve sekrete, tentojnë të ndikojnë në rezultatet nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi.

“Ekzistojnë njerëz të cilët janë të gatshëm për një shumë të vogël parash të luajnë me interesat kombëtare, që është e papërgjegjshme, jopatriotike dhe jodinjitoze”, deklaroi kryeministri malazez.

Ai theksoi se gjeneratat e paraardhësve të popullit malazez edhe pse kanë jetuar në varfëri, nuk i kanë shitur interesat shtetërore, transmeton Tanjug.

“Edhe tani është gjetur një grup i liderëve partiakë të mbledhur rreth Frontit të Koalicionit, i cili siç duket me shumë të madhe parash të dorëzuara nga Rusia përmes kanaleve të fshehura, tenton të ndikojë në rezultatet nga zgjedhjet. Do të thotë se i sakrifikon interesat kombëtare, i shet interesat kombëtare të Malit të Zi për Rusinë, në matjen e tij të fuqisë me perëndimin, për ta treguar rëndësinë e tij”, vlerësoi Gjukanoviq.