Marko Gjuriq: Ndërprerja e dialogut kërcënon paqen dhe stabilitetin

Marko Gjuriq: Ndërprerja e dialogut kërcënon paqen dhe stabilitetin

14.03.2017 14:13:34

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, të martën ka paralajmëruar për pasojat e mundshme të rrezikshme për stabilitetin e rajonit nëse, siç u shpreh ai, liderët politikë shqiptarë në Prishtinë do të mbeten pranë qëndrimit për formimin e ushtrisë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Marokut, Muhamed Amin Belhaj, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vendit të tij për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Gjuriq në takim me diplomatin maroken tha se kërcënim shtesë për stabilitetin e rajonit Serbia e sheh edhe në porositë politike të Kosovës të drejtuara kundër dialogut Beograd-Prishtinë, me të cilin, siç tha ai, goditet në vetë themelet e paqes në Kosovë.