Gjuriq në vend të Daçiqit?

14.09.2020 13:07:25

Marko Gjuriq mund ta zëvendësojë Ivica Daçiqin në postin e shefit të diplomacisë serbe.

Një prej kandidatëve më serioz për shefin e ardhshëm të diplomacisë serbe është drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq, shkruan e përditshmja serbe “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, shumëkush e sheh prezencën e Gjuriqit në delegacionin që ishte në Uashington dhe në Bruksel të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si shenjë se tek ai llogaritet në pasardhës të Ivica Daçiqit në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Sipas informacioneve nga e përditshmja serbe “Veçernje Novosti”, kur bëhet fjalë për qeverinë e re, shanset janë në rritje që të jetë një koalicion i gjerë i Partisë Progresive Serbe me Partinë Socialiste të Serbisë dhe Aleancën Patriotike Serbe, transmeton lajmi.net.

Ai do të caktohet për një vit e gjysmë dhe pritet një konsensus i gjerë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjes së Kosovës, vazhdimin e reformave dhe sfidat e mëdha ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.