Gjuriq: Nuk do ta heqim Kosovën nga Kushtetuta

04.08.2016 20:11:37

Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia nuk do ta ndryshojë Kushtetutën e saj që paraqet besimin e 90 për qind të popullsisë, derisa Kosova do të duhej që në Kushtetutën e saj të fusë lidhjet institucionale me Serbinë.

Gjatë një interviste dhënë televizionit B92, ai ka thënë për shkak të hyrjes në BE, Serbia nuk do ta shlyej nga Kushtetuta e saj, preambulën e “bazuar në argumentet historike, politike dhe morale”.

Gjuriq pranoi se për Beogradin në negociatat me Prishtinën, Asociacioni i Komunave serbe vazhdon të jetë çështja kryesore.

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, gjithashtu ka folur për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

“Derisa e gjithë rruga Mbreti Petër nuk shndërrohen në një shëtitore për këmbësorë, hapja e urës nuk do të ndodhë. Për ne është e rëndësishme siguria në Mitrovicë, dhe duhet të sigurohemi që konvojët nuk mund të futen nga ana jugore në pjesën veriore të Mitrovicës. Për ne është e rëndësishme që postblloku i KFOR-it të jetë afër”, ka deklaruar Gjuriq.